NUK NA E PRISTE MENDJA/ E njohim të gjithë, kush është vajza VIP e lidhur me Majkun - AlpeGossip
NUK NA E PRISTE MENDJA/ E njohim të gjithë, kush është vajza VIP e lidhur me Majkun

NUK NA E PRISTE MENDJA/ E njohim të gjithë, kush është vajza VIP e lidhur me Majkun

Mbrëmjen e djeshme në ekranin e Tv Klan startoi për herë të parë emisioni “Klanifornia”. Plot batuta dhe të qeshura na shoqëruan nën praninë e aktorëve më të mirë të humorit. Të gjithë u argëtuan me rolet e reja dhe imitimet interesante.E përpos këtyre, pati edhe një të ftuar special, i cili mori shumë vëmëndje si gjithmonë. Ishte Majku këngëtari që përpos këngës, iu përgjigj edhe pyetjeve pikante të moderatores Marina Vjollca.

Ai tregoi se më parë ka dalë me një vajzë shumë të njohur të showbizit shqiptar, por nguroi për të treguar emrin e saj. “Ke dalë ose je ngacmuar me një vajzë të njohur që publiku nuk e di?” Ishte kjo pyetja e Marinës, e cila u mundua të zbulojë më shumë mbi jetën private të artistit.

“Po, por kam dalë pikërisht për atë që mos ta marrë vesh publiku, dhe s’do ta marrë kurrë vesh”,-u përgjigj Majk, i cili tha se vajza është mjaft e suksesshme sot dhe rrjedhimisht e njohim të gjithë.

I pyetur se ishte bjonde apo brune ai u përgjigj me sportivitet: “Të dyja”.

Duke deklaruar se momentalisht është single, Majk u shpreh se vetëm një lidhje ka patur tamam.