NA GËNJEU TË GJITHËVE/ Ja e vërteta e lidhjes së Roza Latit me djalin misterioz - AlpeGossip
NA GËNJEU TË GJITHËVE/ Ja e vërteta e lidhjes së Roza Latit me djalin misterioz

NA GËNJEU TË GJITHËVE/ Ja e vërteta e lidhjes së Roza Latit me djalin misterioz

Teksa ishte e ftuar në emisionin “KafeIN” këtë mëngjes, moderatorja Roza Lati rrëfeu se që prej Vitit të Ri, ajo ishte single. Sipas “InTV”, e pyetur nga Flavio Qarri nëse pritej ndonjë rikthim i mundshëm me partnerin e saj, ajo u përgjigj kategorikisht “Jo.”

Mirëpo, në festën e Shën Valentinit të këtij viti, Roza ndau me ndjekësit në Instagram një foto me partnerin, identiteti i të cilit u zbulua muaj më parë. Ai quhet Arbër Tresku dhe ka prejardhje nga Mirdita.

“Unë dhe partneri im i vetëm në krim ju përshëndesim. Dashuria është një luftë e përditshme, por që ja vlen çdo debat dhe çdo lot për aq kohë që shpirti im kërkon për ty dhe i yti për mua.”- shkrante Roza krahas postimit, duke i bërë të gjithë të mendojnë se ajo ishte ende në një marrëdhënie dashurie, megjithëse tashmë zbuloi të vërtetën se prej 3 muajsh është single dhe nuk ka ndërmend të rikthehet me të.