NJË TJETËR HIT VERE/ Kida paralajmëron bashkëpunimin muzikor me reperat e njohur shqiptarë! – AlpeGossip
NJË TJETËR HIT VERE/ Kida paralajmëron bashkëpunimin muzikor me reperat e njohur shqiptarë!

NJË TJETËR HIT VERE/ Kida paralajmëron bashkëpunimin muzikor me reperat e njohur shqiptarë!

Kida është një nga këngëtaret më të talentuara dhe të dashura të momentit. Këngët e saj kanë pasur gjithmonë sukses, duke u kthyer në hite dhe duke numëruar miliona klikime. Jo vetëm për faktin se këngët e saj kanë pasur shumë sukses, por ajo çfarë e bën këngëtaren një ndër më të dashurat për publikun është se Kida është një ndër artisteve që ka dhjetëra faqe ndjekësish me emrin e saj në Instagram.

Ka vetëm disa ditë që kur Kida ka publikuar bashkëpunimin me Mozzik, i cili titullohet “Forever Together” dhe mori shumë vëmendjen për shkak të videoklipit të tyre. Së fundmi Kida duket se do të sjellë një super bashkëpunim me reperat e njohur shqiptarë Mc Kresha dhe Lyrical Son. Këtë na e ka treguar vetë këngëtarja me një video nga xhirimet e klipit, ku duket se do të jetë një këngë shumë ritmike dhe do të titullohet “Fluturu”.

Para pak ditësh, Mozzik dhe Kida kanë ‘shokuar’ rrjetin me postimin më të fundit në Instagram ku kjo e fundit shfaqej me fustanin e bardhë të nusërisë dhe reperi me kostimin e dhëndrit, por ajo që na habiti të gjithëve ishte mbishkrimi që Mozzik kishte zgjedhur për foton e tyre.