“DO FLAS DHE SHUMË NJERËZ…”/ Einxhel Shkira reagon për herë të parë pas publikimit të fotos me barkun e rrumbullakosur – AlpeGossip
“DO FLAS DHE SHUMË NJERËZ…”/ Einxhel Shkira reagon për herë të parë pas publikimit të fotos me barkun e rrumbullakosur

“DO FLAS DHE SHUMË NJERËZ…”/ Einxhel Shkira reagon për herë të parë pas publikimit të fotos me barkun e rrumbullakosur

Prej disa kohësh po përflitet për një shtatzëni të mundshme të moderatores së njohur, Einxhel Shkira. Madje së fundmi është publikuar edhe një fotografi ku duket barku i rrumbullakosur.

Lidhur me këto, ish-banorja e “Big Brother VIP” ka vendosur që të reagojë përmes një postimi në “Twitter”.

“Një ditë do flas dhe do vë shumë pika mbi “i”… Atë ditë shumë njerëz do pendohen që janë ngatërruar me personin e gabuar”, ka shkruar Einxhel pa dhënë asnjë detaj më shumë.

“Do flas dhe shumë njerëz do pendohen”/ Einxhel Shkira

Ndërkohë në foton e publikuar në rrjet, Shkira shfaqet gjatë një ecje me Dj Dagz. Edhe pse kishte vendosur syze dhe kapele nuk i ka shpëtuar syrit të njerëzve që e kanë identifikuar menjëherë.

Një javë më parë “Prive” raportoi se Einxhel do bëhet nënë për herë të parë dhe se ishte në javën e 16 të shtatzënisë. Ish-banorja e BBV publikoi disa fragmente të shkëputura nga filmi “14 vjeç dhëndër”, ku familjarët zbuluan se Marigoja nuk ishte në pritje të një fëmije me Gjinon, ashtu siç pretendonte, por pas kësaj problemi ishte se “bota” nuk do ta besonte se gjithçka ishte një gënjeshtër e nuses së shtëpisë.