Roza Lati rrëfen përplasjen me Noizy-n: U bë një paçavure e madhe, u përfshi edhe... - AlpeGossip
Roza Lati rrëfen përplasjen me Noizy-n: U bë një paçavure e madhe, u përfshi edhe…

Roza Lati rrëfen përplasjen me Noizy-n: U bë një paçavure e madhe, u përfshi edhe…

Roza Lati që prej disa muajsh është angazhuar me drejtimin e emisionit të saj në ‘Why Not’, tregoi ndër të tjera në një intervistë për ‘Thumb’ cili ishte momenti më i sikletshëm. Dhe për të, ishin padyshim negociatat me Noizy-n për të qenë pjesë e emisionit.

“Noizy është një nga personazhet më problematikë për t’i patur në studio,” tregon Roza, që kaloi një kalvar të gjatë përpjekjesh për të intervistuar Noizy-n. “U bë një paçavure, mishmash muhabetesh. Pastaj u përfshi dhe Blerim Destani. Po bënin ca qoka diku tjetër, e prita dhe ditën e xhirimit dhe patëm një përplasje në moment të fundit.”

Megjithatë Roza nuk ka hatërmbetje me reperin. Sigurisht që do kishte preferuar ta kishte patur në studio, sepse siç tha ajo do ‘kishte patur intervistën më të bukur të jetës së tij’, por ajo e vlerëson dhe kush e di, mbase në një të ardhme do ta ketë në studio.