“VETËM QAJA…”/ Einxhel Shkira tregon për një moment prekës në fëmijëri – AlpeGossip
“VETËM QAJA…”/ Einxhel Shkira tregon për një moment prekës në fëmijëri

“VETËM QAJA…”/ Einxhel Shkira tregon për një moment prekës në fëmijëri

E ftuar në “Ftesë në 5” xhiruar pak momente para se të hynte në Big Brother VIP, prezantuesje Einxhel Shkira ka treguar për marrëdhënien e saj me babain dhe për pjesë nga fëmijëria i saj.

Një moment mjaft prekës për të, ka qenë kur ngordhi lepuri i saj.

Më ngordhi lepuri para shumë viteve dhe personi i parë që marr është babi. Unë vetëm qaja isha mekur në të qara. Babi lë punën , ka qenë dhe larg. Vjen te shtëpia dhe unë akoma isha duke qarë sepse lepuri nuk kishte ngordhur, kishte vrarë veten në një farë mënyre. Ishte mbytur brenda në tualet, ishte shumë tragjike. Babi që të më qetësonte, më mori me vete, më bëri xhiro nëpër Tiranë, më bleu çokollata, më mori me të mira, unë vazhdoja qaja gjithë ditën, por babi u përpoq gjithë ditën të më bënte ta harroja dhe ishte shumë ‘sweet’,- tregoi Einxhel

Kujtojmë se gazetarja dhe moderatorja ka treguar se për të qenë pjesë e e eksperiencës së Big Brother i është dashur të heqë dorë nga një angazhim i sapo nisur në kontinentin e largët afrikan.

‘’Isha në Afrikë por ‘’Vëllai i Madh’’ në bëri të kthehesha. Ishin kaq solar me jetën, më kanë ndryshuar shumë. Ndryshe është të shkosh si turiste dhe ndryshe të shkosh me synim profesional siç isha unë’’,- tha ajo.