SI REAGOI KONKURENTJA E “PËR’PUTHEN?” Eni tenton të puthë në buzë Mikelën (VIDEO) – AlpeGossip
SI REAGOI KONKURENTJA E “PËR’PUTHEN?” Eni tenton të puthë në buzë Mikelën (VIDEO)

SI REAGOI KONKURENTJA E “PËR’PUTHEN?” Eni tenton të puthë në buzë Mikelën (VIDEO)

Eni Tare konkurrenti që u bë pjesë e shtëpisë së “Big Brother Vip” të martën doli shumë i shkathët. Në klipin prezantues të tij ai u shpreh se ka një pëlqim për Kiara Titon dhe Dea Mishel.

Të martën mbrëma në shtëpinë e “Big Brother VIP2” hynë edhe katër banorë të rinj, mes tyre Eni Tare. Gjatë klipit prezantues ai u shpreh se ka një pëlqim për Kiara Titon dhe Dea Mishel.

Ndërkohë gjatë një bisede me vajzat, këto të fundit e pyetën Enin se kush nga ato i pëlqen dhe ai tha për Tean, pasi i kishte qëndruar pranë kur u bë pjesë e BB VIP.

Mirëpo së fundmi ai ka tentuar të puthë një tjetër vajzë brenda shtëpisë. Teksa ishin mbledhur të gjithë në dhomen e gjumit, banorët i kanë ushtruar “presion” Enit të puthë Mikelën.

VIDEO

Nëse mendoni se Tare nuk e “hëngri” presionin gaboheni. “Do flini po ta puth,”-është shprehur Eni teksa ka tentuar ta puthë në buzë ish-konkurrenten e Për’puthen.

Ka qenë kjo e fundit e cila nuk e ka lejuar, duke u shprehur se duhet ta ndjejë edhe ajo që ta puthë.