BANORËT E “AKUZOJNË”/ Revoltohet Graniti: Nuk bëj lojë, Fifin nuk kam dashur ta mërzis – AlpeGossip
BANORËT E “AKUZOJNË”/ Revoltohet Graniti: Nuk bëj lojë, Fifin nuk kam dashur ta mërzis

BANORËT E “AKUZOJNË”/ Revoltohet Graniti: Nuk bëj lojë, Fifin nuk kam dashur ta mërzis

Banorët përzgjodhën Granitin si një nga konkurentët më pak aktiv gjatë lojrave të “Vëllait të Madh”.

Ky “kurorëzim” la pas një seri debatesh dhe komentesh mes banorëve.

Graniti u shpreh i shqetësuar se disa nga banorët mendojnë se Fifi e ka penalizuar gjatë lojës së tij.

Këtë gjë e aprovoi edhe vetë Graniti i cili shtoi se të gjitha ngjarjet kanë ndodhur për faktin se ai është kujdesur të mos lëndojë Fifin.

Semi ishte ajo e cila i tha se sjellja e tij nuk ka qenë më e mira e mundshme pasi duke qenë i dashuruar jashtë zgjodhi që t’i japë shpresa edhe Fifit.

Gjithashtu dhe Arditi këmbënguli se Graniti i përdori ndjenjat e Fifit për vëmendjen e publikut duke i shprehur se kishte një pëlqim edhe nga ana e tij.

Donaldi gjjthashtu shtoi se ndjenjat e Fifit po e ndrydhin që Graniti të jetojë lirshëm këtë eksperiencë.

Debati vijoi për minuta të tëra teksa u finalizua me një këshillë njëzëri nga banorët: Bëj çfarë të ndjesh, qëndro lirshëm.