HABIT Arditi: Graniti ka një lidhje jashtë, nuk mund t’ja thosha Fifit – AlpeGossip
HABIT Arditi: Graniti ka një lidhje jashtë, nuk mund t’ja thosha Fifit

HABIT Arditi: Graniti ka një lidhje jashtë, nuk mund t’ja thosha Fifit

Graniti ka qenë në qendër të vëmendjes ditën e sotme.

Marrëdhënia e tij me Fifin dhe banorët e tjerë ishte gjëja që u diskutua gjithë mbasditen e sotme.

Gjatë kësaj përballje Graniti rikujtoi për banorët se është i dashuruar me ish-partneren e tij dhe se çdo ngjarje e ndodhur ka ndodhur për të mos mërzitur Fifin.

Pas këtij debati, ka qenë Arditi i cili deklaroi se si pasojë e njohjes së mëparshme të Granitit ka informacione se ai është në një lidhje jashtë shtëpisë.

Unë me aq sa e njoh di që është në një lidhje jashtë, dhe mendoj se prej kësaj kanë ardhur dhe gjithë gjërat e tjera“,- tha ai.

I pyetur nga banorët se pse nuk e ndihmoi Fifin për t’ja sqaruar këtë gjë, ai u përgjigj: Nuk ishte përgjegjësia e ime, nuk mund të flas për njerëz të tretë. Me aq sa e njoh Granitin këtë informacion kam, qofsha i gabuar.