Bukuroshja Lori Hoxha është një personazh tepër i ndjekur dhe influencues në rrjetet sociale.
Ajo është shumë aktive në Instagram ku shpesh poston momente të vogla nga jeta personale.
Këtë herë, në fotot e fundit që ka postuar, vëmendjen na e ka tërhequr fustani blu që Lori ka zgjedhur të veshë pas fustanit të zi me krahë engjëlli për Halloween.
Fustani ka një shkëlqim blu metalik që tërheq tepër vëmendje. Bukuroshja ka zgjedhur ta kombinojë këtë veshje me një palë vathë të mëdhenj që i përshtaten.
Përveç se i bukur, profili në Instagram i ”What They Wearin” sapo na tregoi se ky fustan është dhe leht i përballueshëm nga njerëzit e tjerë. Veshja në foto kushton vetëm 170€ dhe Lori na tregoi përsëri se mund të vishesh shumë bukur dhe moderne edhe me vetëm kaq para.
Pra Lori na vërtetoi për të disatën herë se është ”më mirë të dish se të kesh”. /AlpeGossip.al