Arbana dhe Xhemi janë dy nga moderatoret më të dashura për publikun shqiptar.
Bukuroshet njihen për miqësinë e tyre të ngushtë dhe për kohën e gjatë që kalojnë pranë njëra-tjetrës.
Ditën e sotme, Arbana ka postuar një video tepër humoristike me Xhemin ku kjo e fundit duket se po filmon Arbanën ndërkohë që i vë efektin e famshëm me merimangë të Snapchat.
Sigurisht nga ana e moderatoreve ky ishte një moment tepër për të qeshur dhe Arbana ka zgjedhur ta ndajë këtë video duke shkruajtur: Ja dhe Xhemi që është më e vogël se Joni dhe Gabrieli bashkë. /AlpeGossip.al