“JA FAL RROBAT PASTRUESES SË PALLATIT”/ Moderatorja shqiptare tregon pikën e saj të dobët – AlpeGossip
“JA FAL RROBAT PASTRUESES SË PALLATIT”/ Moderatorja shqiptare tregon pikën e saj të dobët

“JA FAL RROBAT PASTRUESES SË PALLATIT”/ Moderatorja shqiptare tregon pikën e saj të dobët

Moderatorja Viola Spiro ishte sot e ftuar në emisionin e Rudina Magjistarit për të folur për eksperiencën e saj të parë si një moderatore e një emisioni të përditshëm tashmë në Klan Plus, “Sport Plus”.

Gjatë bisedës në studio, bukuroshja bjonde ndau edhe disa detaje në lidhje me jetën e saj private që nuk i dinim më parë.

Viola tregoi se bën bamirësi veçanërisht te të moshuarit të cilët i pëlqen t’i ndihmojë. Madje ajo tregoi se i fal edhe rrobat që nuk i vesh më, pastrueses së pallatit ku jeton:

“Nëse janë të moshuar nuk i paragjykoj”.

Si një vajzë besimtare në Zot, Viola tregoi se është pagzuar në moshë shumë të vogël, kur ishte 2 vjeçe dhe madje e kujton atë moment dhe qesh me fotot ku ka pozuar vetëm duke qarë:

“Kam qarë në pagëzim sepse e kuptova që më kishin zhveshur”, u shpreh moderatorja.

Ajo rrëfeu edhe dëshirën më ta madhe të momentit që është të jetë pranë njerëzve të saj të dashur:

“Dëshira ime më e madhe tani të jem e rrethuar me njerëzit e mi dhe të kem shëndet dhe jo probleme”.

Viola nuk ngurroi të tregonte se gjatë karrierës së saj është ndjerë e paragjykuar:

“Jam ndjerë shumë herë e paragjykuar, jam natyrë e ndjeshme siç jam e ndjeshme për njerëzit. Jam ndikuar më shumë më parë, por tani jo edhe aq”.

View this post on Instagram

😎

A post shared by V (@violaspiro) on