BRAKTISI “RTSH-N” PËR “KLAN PLUS”/ Flet për herë të parë Viola Spiro: Kam mbi 5 vite…(FOTO) – AlpeGossip
BRAKTISI “RTSH-N” PËR “KLAN PLUS”/ Flet për herë të parë Viola Spiro: Kam mbi 5 vite…(FOTO)

BRAKTISI “RTSH-N” PËR “KLAN PLUS”/ Flet për herë të parë Viola Spiro: Kam mbi 5 vite…(FOTO)

Ditën e djeshme në të gjitha mediat u përhap lajmi se moderatorja e njohur sportive Viola Spiro ishte larguar nga RTSH dhe prezantimi i emisionin ‘Studio Europa League’ dhe ishte zhvendosur në ‘Klan Plus’ ku do të prezantojë një emision të ri të quajtur ‘Sport Plus’.

Në spotin e emisionit u lajmërua se studio dhe gjithçka është gati dhe se Viola do të dal shumë shpejt në ekran.

Ajo ka folur së fundmi për revistën ‘Who’ ku ka zbuluar më shumë detaje për emisionin e ri si dhe për largimin e papritur nga RTSH.

“Stafi i ‘RTSH’ është ndër më të mirët me të cilët unë kam bashkëpunuar. Pas 2 sezonesh të ‘Europa League’ dhe një botërori shumë të  suksesshëm në ‘RTSH’ vendosa të pranoj ofertën e ‘Klan Plus’ që do pasurohet me programacion dhe unë do kem hapësirën time tek sporti. Do jem çdo ditë ‘live’ mbas edicionit qendror të lajmeve, me studio ‘Sport Plus’ ku do përcjell çdo lajm dhe ngjarje sportive edhe me të ftuar herë pas here. Është shumë i ngjashëm me transmetimet e ‘Sport Mediaset’. Kam mbi 5 vjet në fushën e sportit dhe e kam me shumë dëshirë të vazhdoj të qëndroj vetëm tek ky format”,-u shpreh Viola.