E ZBULUAM/ Me shumë mundësi ky do të jetë emri i fëmijës së parë të Meghan Markle dhe Princ Harry – AlpeGossip
E ZBULUAM/ Me shumë mundësi ky do të jetë emri i fëmijës së parë të Meghan Markle dhe Princ Harry

E ZBULUAM/ Me shumë mundësi ky do të jetë emri i fëmijës së parë të Meghan Markle dhe Princ Harry

Shumë pak javë kanë mbetur nga ardhja në jetë e fëmijës së parë së Meghan Markle dhe Princ Harry-t. Edhe pse gjinia nuk është konfirmuar ende, të gjithë kanë filluar të mendojnë se çfarë emri do të zgjedhë dyshja për beben mbretërore.

Disa nga emrat e parashikuar janë: Elizabeth në nder të Mbretëreshës Elizabeth apo Diana në nder të Princeshës Diana, e cila është mamaja e Princit Harry. Një tjetër mundësi është dhe emri Victoria, sepse vendi ku çifti është duke u zhvendosur ka lidhje me Mbretëreshë Victoria-n.

Nëse fëmija do të jetë djalë, atëherë mund të quhet Albert, në nder të bashkëshortit të Mbretëreshë Victoria-s. Ndonëse dukesha e Sussex dhe Harry nuk kanë konfirmuar ende një emër, ky detaj pritet të bëhet i ditur sapo foshnja të vijë në jetë.