Vajza, nëse “fiksimi” juaj bën këto 12 gjëra në “Instagram”, largohuni urgjent nga ai! – AlpeGossip
Vajza, nëse “fiksimi” juaj bën këto 12 gjëra në “Instagram”, largohuni urgjent nga ai!

Vajza, nëse “fiksimi” juaj bën këto 12 gjëra në “Instagram”, largohuni urgjent nga ai!

“Instagram”-i është padiskutim rrjeti social më i preferuar për të rinjtë dhe jo vetëm në ditët e sotme.

Ai është bërë pjesë e pandarë për ta dhe një pjesë të mirë të ditës, njerëzit sot e kalojnë duke parë foto, biseduar, apo duke kontrolluar të tjerët në “Instagram”. Ky rrjet social ka rezultuar si i suksesshëm edhe për lidhjet online sepse shumë të rinj janë njohur aty. Por janë disa gjëra që nëse meshkujt janë në një lidhje, nuk duhet t’i bëjnë sepse nuk do ngjante mirë te partnerja e tyre.

1-Ju shikon “stories”, por nuk të kthen përgjigje

Atëherë ose është mërzitur me ty, ose nuk do të flasë.

2-Bën foto vetëm për vete, juve nuk ju nxjerr në foto

Me siguri për atë nuk dukeni mirë.

3-Ai shkruan përshkrime, tekste të gjata në çdo foto të tyre saqë ju duhet 1 orë për ta deskriptuar.

4-Poston ose ju dërgon meme koti në “Insta Direct”. Instagrami është plot me meme të bukura, nëse ai zgjedh ato më të këqijat, do të thotë që nuk ka sens humori

5-Nuk u përgjigjet mesazheve tuaja

Mos rrini me dikë që nuk ju kthen përgjigje atëhere kur ju keni nevojë

6-Vendos “hashtags” për të marrë më shumë “like” dhe më pas i fshin.

Nëse këtë nuk e bën për të fituar para, atëherë nuk i intereson njeriu për fotot e tij të zakonshme.

7-Poston në story çdo gjë që shikon

Çuna, nuk na hyn në punë se çfarë ushqimi po hani, jeni në kalçeto apo jeni duke luajtur “Play Station”.

8-Thotë që do të ketë më shumë “followers” se “following”

Kjo është me të vërtetë e tepërt.

9-Ai shikon ende profilet e ish- të dashurave në “Instagram”.

Nëse ai e bën këtë gjë, do të thotë që ndjen ende, në mos dashuri, ka dëshirë të dijë se çfarë po bëjnë ato me jetën e tyre.

10-Pëlqen fotot e modeleve të “Instagramit”.

Çuna, thjesht do mërzisni partneren tuaj, asaj modeles as nuk do ti interesojë për zemrën që i keni postuar në foto, apo për atë ‘like’ që i keni bërë.

11-Rrotullon sytë sa herë që i kërkoni tju bëjë një foto. Ajo femër që ka partnerin e saj fotograf personal, është më e lumtura në botë, nëse i dashuri juaj nuk e bën këtë, tërhiqjani pak vëmendjen.

12-Nuk publikon foto me ty në profilin e tij në “Instagram”.

Mos vallë flet me ndonjë femër tjetër dhe nuk do që ajo tjetra ta dijë për ju të dy.