Ai së fundmi shfaqi interes për të performuar në dasmën e Princit Harry me Meghan Markle dhe duket se ai do ta bëjë këtë ëndërr realitet.
Mediat e huaja kanë shkruar se, Ed Sheeran i është kërkuar të marrë pjesë në dasmën, e cila do të mbahet më 19 maj të këtij viti.
Sipas US Weekly, këngëtari i hiteve të njohura është kontaktuar nga vetë princi Harry për të festuar ditën e tyre të madhe.
Një burim për revistën e njohur ka shpjeguar se:
“Princi Harry i ka kërkuar Ed Sheeran vetë personalisht që të përformojë në dasmën e tij”.