JINI TË VËMENDSHME/ Këto janë pulovrat e vetme që ju duhen këtë dimër për t’u dukur trendy – AlpeGossip
JINI TË VËMENDSHME/ Këto janë pulovrat e vetme që ju duhen këtë dimër për t’u dukur trendy

JINI TË VËMENDSHME/ Këto janë pulovrat e vetme që ju duhen këtë dimër për t’u dukur trendy

Jemi zyrtarisht në sezonin më të bukur, në sezonin e xixave, copave me shkëlqim dhe gjithçkaje që sjell lumturi. Është gjithashtu sezoni i pulovrave të ngrohta, të cilat këtë vit nuk mund të ishin më të bukura se kaq. Nëse mendoni se nuk ju duhen më pulovra në gardërobën tuaj, prisni të shihni ato që po bëjnë namin këtë sezon. Pulovrat e këtij viti janë të mbushura me xixa, gurë e aksesorë të tjerë zbukurues, të ndritshëm (sigurisht).

Për t’u dukur trendy dhe gjithë klas, ju duhet vetëm një pulovër e tillë. Aksesorët zbukurues janë pikërisht detajet që bëjnë diferencën në veshjet e këtij sezoni dhe nuk janë asnjëherë tepër. Për blerjen e radhës frymëzohuni nga këto modele pulovrash që janë të preferuarat e momentit.