ERIK FULLANI I LIDHUR ME VAJZËN E MAJLINDA BREGUT/ Zbulohet a e mbështet ish-deputetja lidhjen e së bijës apo jo – AlpeGossip
ERIK FULLANI I LIDHUR ME VAJZËN E MAJLINDA BREGUT/ Zbulohet a e mbështet ish-deputetja lidhjen e së bijës apo jo

ERIK FULLANI I LIDHUR ME VAJZËN E MAJLINDA BREGUT/ Zbulohet a e mbështet ish-deputetja lidhjen e së bijës apo jo

Vajza e ish-deputetes Majlinda Bregu, Kejda dhe djali i ish-Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Erik Fullani prej disa kohësh janë të lidhur me njëri-tjetrin.

Këtë e kanë konfirmuar më së miri disa foto të bëra publike 4 ditë më parë nga “iconstyle.al.”

 

Përpos këtyre fotove që sapo patë, ata të dy janë parë edhe në shumë vende të tjera në praninë e njëri-tjetrit. Rikujtojmë se fillimisht ishin disa postime në rrjetet sociale të Erikut dhe Kejdës ato që tërhoqën vëmendjen e të gjithëve dhe që shtuan dyshimet për një romancë të mundshme. Ata kanë vizituar të njëjtat vende, përfshi këtu edhe shatërvanin e famshëm “Fontana Di Trevi” ku shkojnë shumë çifte të dashuruar.

Mirëpo si e ka pritur Majlinda Bregu lidhjen e së bijës me Erikun?

“Joq” ka raportuar se “marrëdhëniet mes familjes së Erikut dhe Kejdës janë shumë të mira dhe ish-deputetja Majlinda Bregu e konsideron Erikun si një partner të denjë për të bijën.”

Rikujtojmë se përpara se të lidhej me Kejdën, Eriku ka qenë i lidhur me një vajzë bukuroshe të quajtur Maria Kiara.