PAS SKANDALIT TË TRADHËTISË/ Jordyn Woods sapo na tregoi që s’e vë më ujin në zjarr për askënd (FOTO) – AlpeGossip
PAS SKANDALIT TË TRADHËTISË/ Jordyn Woods sapo na tregoi që s’e vë më ujin në zjarr për askënd (FOTO)

PAS SKANDALIT TË TRADHËTISË/ Jordyn Woods sapo na tregoi që s’e vë më ujin në zjarr për askënd (FOTO)

Vetëm pak muaj më parë, kudo në media filloi të përflitej për skandalin e madh të vitit. Për të gjithë ata që e kanë humbur, Tristan Thompson tradhtoi Khloe Kardashian me shoqen e ngushtë të Kylie Jenner, Jordyn Woods.

Kjo e fundit përgjatë një interviste televizive deklaroi disa javë më parë se me Tristan thjesht ka shkëmbyer një puthje dhe asgjë më tepër.

Teksa Khloe aktualisht i është dedikuar tërësisht vajzës True, ish-partneri i saj thuhet se është në një lidhje me dikë tjetër.

Po Jordyn Woods vallë çfarë po bën me jetën e saj?

Ajo përmes një postimi në llogarinë në Instagram së fundmi  na tregoi se tashmë nuk e vë ujin në zjarr për askënd dhe se ka vendosur të ecë përpara, pa e kthyer më kokën për të parë dramën që la pas.

Siç mund ta shikoni në foton e mëposhtme ajo shfaqet super në formë me rroba banje mjaft të bukura.

“Noti i mëngjesit. Ndonjëherë duhet të bësh një hap pas për t’i kujtuar vetes sa e bekuar je që zgjohesh dhe përjeton një ditë tjetër”, shkruan ajo krah fotos.

Rikujtojmë se kur u publikua episodi më i fundit i “Keeping Up With the Kardashians”, ku u pasqyrua gjithë skandali i tradhtisë, Jordyn u largua nga Los Angeles pasi sipas disa burimeve, nuk ndihej aspak mirë.