Klaudia Pepa është ndër personazhet që rrallë e shikojmë të bëhet pjesë e mediave. Balerina e mirënjohur ka zgjedhur të ruajë një profil të ulët në media, që pas angazhimit të saj në Itali. Por, spektakli “Dance with me” e ka rikthyer edhe njëherë në qendër të vëmendjes.
Së fundmi, ballerina ishte e ftuar tek ‘Rudina’, ku ka folur për jetën e saj personale dhe zbuloi gjithashtu se çfarë maarëdhënie ruan sot me ish-partnerin, Albi Nakon.
“Tani janë ftohur të them të drejtën (marrëdhëniet). S’ka më kontakte, ishin kohët në fillim kur u ndamë…Gjërat shkuan siç duhet të shkonin, çdokush në jetën e vet”-tha Klaudia.
Kujtojmë se ndarja e çiftit bëri një bujë të madhe në publik por akoma dhe më shumë zhurmë pati dhe raporti miqësor që mbajtën pas ndarjes asokohe.








![Dikur i bënë të lidhur bashkë, ndërsa sot shikoni si Flori Mumajesi e mbështet këtë këngëtare shqiptare [FOTO]](https://gossip.alpenews.al/wp-content/uploads/sites/4/2018/03/FLORIIII-400x232.jpg)




