KUJDES/ Studimi tregon për rreziqet nëse punoni më shumë se 39 orë në javë – AlpeGossip
KUJDES/ Studimi tregon për rreziqet nëse punoni më shumë se 39 orë në javë

KUJDES/ Studimi tregon për rreziqet nëse punoni më shumë se 39 orë në javë

Orët e gjata, stresi dhe aktiviteti i ulët fizik janë faktorë shumë të dëmshëm për mirëqenien tonë.

Që kur Moritz Erhardt- një 21 vjeçar ndërroi jetë si shkak i orëve të gjata të punës në një bankë në Londër, njerëzit janë vetëdijësuar për efektin negativ që puna mund të ketë. Puna mund të jetë shumë stresuese. Gjithçka që bëjme jashtë zyrës relaksimi, rritja e fëmijëve apo leximi i një libre janë lënë anash.

Teknologjia është dashur të na lirojë nga fluksi i punës, mirëpo ajo ka bërë gjërat edhe më të vështira. Në vitin 2002 vetëm 10% e personave që punojnë kanë kontrolluar mesazhet jashtë orarit të punës, kurse tani 50% e tyre i kontrollojnë ato përpara se të flejnë.

Sipas disa studimeve të bëra tani njerëzit janë bërë si celularët që punojnë dhe nuk ‘fiken’ kurrë. Në një studim të bërë nga Universiteti i Kolumbisë, janë monitoruar 8.000 punonjës mbi moshën 45 vjeçare. Mesatarja e periudhës së inaktivitetit të tyre gjatë ditës ishte 12.3 orë në ditë. Ky studim erdhi në përfundim se qëndrimi ulur për periudha të gjata ka të njëjtin efekt sikurse pirja e duhanit.

Çdo i treti punëtor në Britaninë e Madhe thotë se puna e tyre është pakuptim, dhe e mbajnë vetëm për përfitime materiale. Duke e parë këtë moral aq të ulët të punonjësve ekspertët thonë se është e kotë që njerëzit të tentojnë të bëjnë aktivitet fizik, të shfrytëzojnë programe dhe të konsumojnë ushqimeve organike nëse kanë këtë nivel të ulët të vullnetit për te shkuar në punë.