PRODUKTE TË SHËNDETSHME/ Thuani lamtumirë dhimbjes së nyjeve me anë të këtyre 5 mënyrave – AlpeGossip
PRODUKTE TË SHËNDETSHME/ Thuani lamtumirë dhimbjes së nyjeve me anë të këtyre 5 mënyrave

PRODUKTE TË SHËNDETSHME/ Thuani lamtumirë dhimbjes së nyjeve me anë të këtyre 5 mënyrave

Dhimbja e nyjeve është një rast i shpeshtë, që shkaktohet nga shumë faktorë të ndryshëm siç janë artriti apo ndonjë dëmtim tjetër i jashtëm.

Dhimbja e nyjave mund të shkaktohet nga problemet e tendineve ( që lidhin muskujt me eshtrat) ose nga ligamentet ( që lidhin eshtrat në mes vete). Kur keni pësuar një dëmtim gjatë vrapimit apo vetëm nga pozita e gabuar në të cilën i mbani këmbët, dhimbja e shkaktuar mund të jetë e papërballueshme.

Deri tani nuk ka ndonjë trajtim për artritin, mirëpo me anë të disa produkteve natyrale ju mund t’i zbusni simptomat apo dhimbjen që kjo sëmundje shkakton. Këto produkte janë të shëndetshme dhe nuk kanë ndonjë efekt anësor. Disa prej tyre janë:

1.Ananasi, kanella dhe tërshëra – Mirëqenia fillon me ushqim. Një mëngjes i pasur me vitamina, fibra dhe minerale është zgjidhja për të evituar dhimbjen dhe problemet gjatë ditës.

2. Vaji i kokosit – njihet për efektet e tij ‘magjike’. Konsumimi i vajit të kokosit ndihmon në humbjen e peshës, mbrojtjen nga problemet e zemrës. Mjekët rekomandojnë që për lehtësimit e dhimbjes nga artriti apo problemet tjera të nyjeve, lyeni ato me vaj kokosi. Acidi yndyror që ai përmban, është një lubrifikant natyral dhe njihet për vlerat e tij anti-inflamatore.

3. Uthulla e mollës – Uthulla është një produkt tjetër natyral, që njerëzit e përdorin për shumë probleme. Për shkak të vetive të saj anti-inflamatore ajo mund të përdoret edhe për lehtësimin e simptomave të dëmtimit të nyjeve.

4. Xhenxhefili – përmban xhinxherol, i cili është një përbërës anti-inflamator që zvogëlon ënjtjen dhe dhimbjen e muskujve. Mund të konsumohet por edhe mund te aplikohet direkt në nyje të ënjtur.

5. Karrotat – janë gjithashtu të pasura me vitaminë A si dhe agjentë të tjerë anti-inflamatorë, të cilët ndihmojnë në zgjidhjen e këtyre problemeve.

6. Tumeriku – njihet si erëza ‘çudibërëse’ dhe sipas disa studimeve konsiderohet si ibuprofeni natyral, për shkak se lehtëson dhimbjen në po t ënjëjtën mënyrë. Konsumimi i rregullt i tumerikut ka një lidhshmëri me zvogëlimin e rrezikut për artrit reumatik dhe sëmundje të tjera të eshtrave.