Manjola Nallbani ka me mijëra fansa veç bashkëshortin JO: Ai nuk është ndonjë… – AlpeGossip
Manjola Nallbani ka me mijëra fansa veç bashkëshortin JO: Ai nuk është ndonjë…

Manjola Nallbani ka me mijëra fansa veç bashkëshortin JO: Ai nuk është ndonjë…

Fotot apo fjalët për të shoqin janë të rralla. Sot në “Pasdite në Top Channel” Manjola Nallbani e bëri një përjashtim duke folur pak më tepër se zakonisht për Sokolin, bashkëshortin e saj dhe mënyrën se si ai e shikon punën dhe karrierën e saj.

“Nuk është ndonjë fans i madh i muzikës. Nuk e thotë lehtë fjalën e mirë. Kur thotë: ‘Shumë mirë dole’, atëherë do të thotë që ka qenë shumë shumë mirë performanca. Megjithatë mua më pëlqen kjo gjë se do të thotë se ai është dashuruar me mua dhe jo me Manjolën këngëtaren që del ne televizion. Nuk ka qenë ndonjë fans i madh e nuk është ajo  lloj dashurie afatshkurtër”, tha Manjola për të shoqin.