Gentian Zenelaj tregoi shkakun e sherrit me mikun e tij, Jul Deda i kundërpërgjigjet: Të gjitha janë… – AlpeGossip
Gentian Zenelaj tregoi shkakun e sherrit me mikun e tij, Jul Deda i kundërpërgjigjet: Të gjitha janë…

Gentian Zenelaj tregoi shkakun e sherrit me mikun e tij, Jul Deda i kundërpërgjigjet: Të gjitha janë…

Në një intervistë të dhënë pak kohë më parë për emisionin “Thumb”, Gentian Zenelaj tregoi për herë të parë arsyen se përse ai nuk flet me mikun dhe kolegun e tij, Julian Dedaj. Sipas tij, në momenti që ai vendosi të largohej nga “Vizion Plus”, është dhënë një urdhër që aktorët të mos i flasin, dhe Juli e zbatoi këtë urdhër. Përveç kësaj Juli ka bërë edhe disa statuse në Facebook, të cilat e kanë bërë Gentin të ndjehet keq.

“Me Julin është hatërmbetje, të mërzitur më shumë, me një njëri që e ke dashur shumë fort sesa një njëri që s’është askush në jetën tënde. Le të ngelemi miq, këtë kam thënë kur kam ikur nga ‘Vizion Plus’ dhe mu tha atëherë ‘o me ne o me ata’, unë shkova me ata, pastaj këta erdhën me këta”, tha Genti.

Ndërsa Genti dha versionin e tij të ngjarjes, deri më sot kishte munguar një reagim nga Juli në lidhje me prishjen e marrëdhënies mes tyre. Mirëpo sot në një intervistë për emisionin “Rreze Dielli”, në “Report Tv”, Juli ka folur se si qëndron e vërteta e prishjes së marrëdhënies me Gentin.

 

“Unë se kam dëgjuar intervistën, vetëm më kanë thënë të tjerët. Për sa i përket Albano Bogdos, kjo është e vetmja e vërtetë. Për të tjerat, si mendoni ju se ndodh kjo që kur ikën dikush të jepet urdhër që të mos i flitet më? Ai e di shumë mirë që kjo është një shaka e brendshme që ne e kemi nisur në Portokallli. As ai vetë nuk e di pse i ka ngelur hatri, dhe normal që as unë se di. Ai e di që kur ka ikur nga 2xl, ka vazhduar krejt normal historia. Nuk ka ekzistuar ky urdhri “O me ne, o me ata”.

Për atë nuk ka rëndësi a i flet Albani apo Visjani, ai e ka me mua. Erdhi një moment kur Genti nuk foli. Nga njerëzit që e kam dashur fort, Genti e ka për detyrim që të vijë dhe të ma thotë.

Është e vërtetë që me Albanin ka ekzistuar kjo gjë, për t’u ndërfutur në SHBLSH. Dhe ky grup nuk bëhet më. Kjo treshe është e paparë, sado të lodhen, nuk ka shanse të rikthehen SHBLSH”, ka thënë Juli në intervistën e dhënë për “Report TV”.