Anxhelinës i paska lënë gjurmë lidhja me Fatmirin! Flet me nostalgji për ish-in dhe martesën – AlpeGossip
Anxhelinës i paska lënë gjurmë lidhja me Fatmirin! Flet me nostalgji për ish-in dhe martesën

Anxhelinës i paska lënë gjurmë lidhja me Fatmirin! Flet me nostalgji për ish-in dhe martesën

Anxhelina Hadërgjonajt i paska lënë gjurmë lidhja me Fatmir Hysenbelliun.

Të paktën këtë ka lënë ajo të kuptohet në një postim në Instagram, ku një fans e ka pyetur nëse ka qenë e lidhur me ndonjë mashkull shqiptar.

Bukuroshja shqiptare e quan lidhjen me Fatmirin si më të rëndësishmen që ka pasur ndonjëherë. Megjithatë kjo lidhje ka lënë gjurmë të forta në jetën e Anxhelinës, aq saqë ajo thotë se nuk beson më te martesa:

“Lidhja ime më e rëndësishme dhe më e gjatë ka qenë me një shqiptar. Të jem 1000% e siqertë, unë nuk besoj te martesa. Thjesht dua të jem me dikë që më emocionon kur e shoh dhe më pëlqen të kaloj kohën. Dikë që kujdeset dhe është i sjellshëm”, shkruan Angelina.

 

Anxhelina Hadërgjonaj dhe Fatmir Hysenbelliu ishin ndër çiftet më simpatikë të showbiz-it shqiptar. Por si çdo gjë e bukur që përfundon ashtu përfundoi edhe lidhja e tyre pa i bërë të ditura arsyet e vërteta.

Me sa dimë, sot ata flasin me njëri-tjetrin, por secili vazhdon jetën e tij.