HABIT ME DEKLARATËN KONKURENTJA E “BIG BROTHER”/ Paloma: Aldo Lipe ka qenë gjithmonë xheloz për suksesin tim – AlpeGossip
HABIT ME DEKLARATËN KONKURENTJA E “BIG BROTHER”/ Paloma: Aldo Lipe ka qenë gjithmonë xheloz për suksesin tim

HABIT ME DEKLARATËN KONKURENTJA E “BIG BROTHER”/ Paloma: Aldo Lipe ka qenë gjithmonë xheloz për suksesin tim

Shtëpia më e famshme e të gjithë shqiptarëve nisi rrugëtimin prej 100 ditësh në televizionin “Top Channel”.

14 personazhe te njohur publikë nisën zyrtarisht izolimin brenda shtëpisë së “Big Brother” ku do të ndajnë me publikun çdo detaj nga përditshmëria e tyre.

Që në orët e para të bashkëjetesës së tyre duket se banorët kanë gjetur urat e komunikimit për të treguar mes njëri-tjetrit ngjarje të rëndësishme, opinione dhe mendime mbi jetët private përtej mureve të asaj shtëpie.

Gazetarja e njohur Paloma, njëra prej konkurenteve, teksa po bisedonte me aktoren Arjola Demiri tregoi se në fillimet e karrierës së saj ishte ndjerë e xhelozuar nga eprori i saj Aldon Lipe.

Paloma shtoi se atëherë për shkak të moshës dhe mungesës së eksperiencës nuk kishte shumë njohuri mbi mënyrën se si funksiononte media dhe se si mund të menaxhohej vëmendja e publikut.

Paloma akuzoi më tej se për shkak të kësaj xhelozie, Aldon Lipe është përpjekur vazhdimisht t’i denigronte asaj figurën edhe pasi ajo shkëputi çdo marrëdhënie profesionale me të.