“OLTA SI BARBONE…”/ Jori flet si u takua me Gixharin: Vjehrra e saj… – AlpeGossip
“OLTA SI BARBONE…”/ Jori flet si u takua me Gixharin: Vjehrra e saj…

“OLTA SI BARBONE…”/ Jori flet si u takua me Gixharin: Vjehrra e saj…

Jori Delli ishte ditën e sotme e ftuar në emisionin “Fan Club BB VIP” në Top Channel, ku tregoi se çfarë ka bërë 3 ditët e para që ishte jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

“Gjëja e parë që kam bërë pasi kam dalë nga BB VIP ka qenë 3 ditët e para në shtëpi me telefon në dorë”, u shpreh modelja e njohur.

Më pas Megi Pojani i kujtoi Jorit takimin me aktoren e njohur, Olta Gixhari, ku ishin maskuar që mos t’i njihnin fansat e tyre.

Delli tha se vjehrra e Oltës e ka shtëpinë 5 minuta larg të sajës dhe e kishin lënë të takoheshin.

“Kemi qeshur me lot, Olta si barbone, e maskuar ashtu. Pastaj dolëm në TikTok dhe u bëmë virale. Gjithashtu ironizuam me zarfin e zi dhe bëmë videon me valixhet”, tha Jori.