“DITËLINDJA MË GJETI MË BUKUR SE ASNJËHERË…”/ Ja si po e feston Rezarta Shkurta 34-vjetorin (VIDEO) – AlpeGossip
“DITËLINDJA MË GJETI MË BUKUR SE ASNJËHERË…”/ Ja si po e feston Rezarta Shkurta 34-vjetorin (VIDEO)

“DITËLINDJA MË GJETI MË BUKUR SE ASNJËHERË…”/ Ja si po e feston Rezarta Shkurta 34-vjetorin (VIDEO)

Këngëtarja e njohur Rezarta Shkurta feston sot ditëlindjen e saj dhe për të gjithë ata që u bënë kuriozë, ajo ka lindur më 18 nëntor të vitit 1986.

Pra, Rezarta mbush sot 34 vjeç!

Ndryshe nga herët e tjera, ky vit e ka gjetur Rezartën duke punuar, siç ajo ka treguar vetë në një video në InstaStory.

“Ditëlindja më gjeti më bukur se asnjëherë, duke punuar. Së shpejti një tjetër film me metrazh të shkurtër nga një aktor i vogël.”- shkruan Rezarta duke treguar se vshtë tepër e fokusuar në punë.

https://iconstyle.al/wp-content/uploads/2020/11/88826542_2063950730406040_2928523892185660857_n.mp4?_=1

Pavarësisht se këngëtarja ende s’e ka nisur festën për këtë ditë speciale, në Instagram nuk kanë munguar urimet e pafundme të miqve dhe kolegëve.

Në pamundësi për grumbullime për shkak të emergjencës Covid-19, Rezarta e ka marrë një dozë të lumturisë nga dashuria e urimet e shumta që ka marrë në Instagram.

Mirëpo, ne jemi kuriozë të mësojmë ç’surprizë apo dhuratë i ka përgatitur bashkëshorti i saj, Ermali!