MOS TI MARRIM MËSYSH/ Kylie Jenner dhe Travis Scott i treguan gjithë botës sa të dashuruar janë – AlpeGossip
MOS TI MARRIM MËSYSH/ Kylie Jenner dhe Travis Scott i treguan gjithë botës sa të dashuruar janë

MOS TI MARRIM MËSYSH/ Kylie Jenner dhe Travis Scott i treguan gjithë botës sa të dashuruar janë

Kylie Jenner dhe i dashuri Travis Scott i treguan të gjithë botës se sa të dashuruar janë pasi morën pjesë në festivalin Coachella të dielën.

Miliarderja 21-vjeçare nuk ndalte së puthuri bashkëshortin e saj, gjatë kohës që po ndiqnin meshën e së dielës së Kanye West në festival.

Kylie, e cila kishte veshur një fustan ngjyrë kremi pas trupit, tregoi se nuk ka asnjë hatërmbetje me partnerin e saj reper, pas fjalëve për tradhti që dolën muajin e kaluar.

Ata shoqëroheshin nga pjesa tjetër e familjes, të cilët gjithashtu po ndiqnin me mjaft emocion performancën e Kanye-s. Mes turmës ndodhej dhe Kim Kardashian, shumë krenare për bashkëshortin e saj.

Të veshur të gjithë me të bardha dhe lejla, pjesëtarët e familjes ishin rreshtuar në majë të një kodre nga ku po ndiqnin festivalin.

Vetë Kanye ishte veshur nga koka të këmbët me lejla dhe madje kishte lyer edhe flokët në atë ngjyrë.