NËSE NUK DO ISHTE PJESË E EKRANIT/ Alketa Vejsiu zbulon profesionin që do kishte (FOTO) – AlpeGossip
NËSE NUK DO ISHTE PJESË E EKRANIT/ Alketa Vejsiu zbulon profesionin që do kishte (FOTO)

NËSE NUK DO ISHTE PJESË E EKRANIT/ Alketa Vejsiu zbulon profesionin që do kishte (FOTO)

Të gjithë e dimë se Alketa Vejsiu është një ndër emrat më të lakuar të ekranit, karriera e së cilës nisi në radio që në moshë të vogël.

Ajo punoi fort për të realizuar ëndrrën dhe për të arritur qëllimin e saj, ndërsa sot shijon suksesin e të qenurit një prej figurave më të dashura të televizionit për shqiptarët.

Por, po nëse jeta e saj do të merrte një rrjedhë tjetër dhe Alketa s’do të ishte pjesë e ekranit, ç’profesion do të kishte ajo?

Këtë pyetje i ka bërë një prej ndjekësve kuriozë në InstaStory, ndërsa moderatorja është përgjigjur se në këtë rast, do të ishte mjeke.

Përsa i përket ekranit, Alketa do të prezantojë sërish “Love Story 2”, që vjen me ndryshime kësaj here.

Në sezonin e dytë të këtij programi dating nuk na pret më vetëm një protagonist, por dy! Do të jenë një djalë dhe një vajzë. Secili prej tyre do të ketë 10 meshkuj (vajza) dhe 10 vajza (djali), për të zhvilluar takimet përkatëse dhe për të jetuar paralelisht “përrallat” e tyre të dashurisë.

“Këtë sezon do doja të kishim pasur dy protagonistë, Saimirin nga njëra anë me vajzat dhe nga ana tjetër të ishte një vajzë me 10 djem. Kështu mendoj se do të jetë sezoni tjetër. Me një vajzë dhe një djalë në fron dhe secili do të ketë pretendentët e vetë.”- ka treguar Alketa më herët.

Kësaj here, “Love Story 2” do të jetë një program i përditshmëm, që do të na shoqërojë çdo ditë të javës në ekran.