Ndarja e Nora Istrefit dhe Robert Berishës po përflitej për një kohë të gjatë në media derisa Roberti muajin e kaluar konfirmoi të gjithë thashethemet duke deklaruar publikisht se ai dhe Nora nuk janë më bashkë.
Edhe pse të ndarë, Roberti dhe Nora kanë mbetur miq e kjo kuptohet nga pëlqimet që ata i bëjnë njëri-tjetrit në fotot që postojnë në rrjete sociale duke treguar se janë ndarë me konsensus.
Ditën e sotme si Nora, edhe Roberti janë larguar nga Kosova. Roberti ndodhet në Suedi ndërsa Nora në Gjermani. Ish-çifti kanë postuar foto gjatë qëndrimit në dy shtete, ku kanë shkuar për koncertet e tyre.
Ndërkohë vajzën e tyre Renee mesa duket po e mban këto ditë nëna e Norës për të cilën këngëtarja është shprehur se e ndihmon shumë.