“ME TY…”/ Venera dhe Lindi sapo na sollën këngën më të bukur për këtë Shën Valentin (VIDEO) – AlpeGossip
“ME TY…”/ Venera dhe Lindi sapo na sollën këngën më të bukur për këtë Shën Valentin (VIDEO)

“ME TY…”/ Venera dhe Lindi sapo na sollën këngën më të bukur për këtë Shën Valentin (VIDEO)

Venera Lumani dhe Lind Islami janë një prej çifteve më të dashur për publikun shqiptar, të cilët kanë treguar se dashuria e tyre i ka mbijetuar gjithçkaje dhe i ka rezistuar kohës.

Ata kanë vite bashkë, po bashkëjetojnë dhe veçse partnerë në jetë, janë edhe partnerë në muzikë.

Vetëm pak orë më parë, ata kanë sjellë një tjetër perlë bashkëpunim, si një dhuratë të bukur për çdo person të dashuruar, me rastin e Shën Valentinit.

Kënga e tyre titullohet “Me ty” dhe na bëri për vete që kur e dëgjuam për herë të parë.

Së fundmi gjatë një interviste, çifti ka rrëfyer plot siklet dhe humor ku e kanë dhuruar puthjen e parë.

Nuk e themi sepse sa herë që e kemi thënë, na i kanë marrë për keq këtu në Shqipëri.”- tregoi Lindi.

“Mua mendja po më shkon në një tualet restoranti.”- ia ktheu me humor Gjebrea.

“Jo, e di pse thotë Lindi kështu? Sepse sa herë i kemi treguar shoqërisë sonë, kanë thënë mos ia tregoni njeriu tjetër, mbajeni për vete sepse turp. Në daljet tona të para doja që me Lindin të dilja siç dilja në Shkup, të jetë një park, të ishte i thjeshtë, nuk ishte nevoja të dilnim nëpër lokale e pube dhe unë i kërkoja të ishim gjëkundi në bar, piknik. Kështu shkojmë nga Liqeni dhe ne aty u puthëm, mirëpo kur ia tregojmë shoqërisë, thonë atje nuk bëhen punë të mira.”- ka rrëfer më pas Venera.