“JE SI PULA…”/ Jasmina sqaron ofendimin që i bëri Mevlanit: Nuk e keni kuptuar… – AlpeGossip
“JE SI PULA…”/ Jasmina sqaron ofendimin që i bëri Mevlanit: Nuk e keni kuptuar…

“JE SI PULA…”/ Jasmina sqaron ofendimin që i bëri Mevlanit: Nuk e keni kuptuar…

Pak ditë më parë, në “Për’puthen” u transmetua takimi i Mevlanit me njërën prej konkurrenteve të reja, Antonelën.

Të dyja palët shfaqën pëlqim të madh për njëra-tjetrën dhe takimi ishte tepër intim, me përqafime, prekje, përkëdhelje e puthje.

Mirëpo, gjatë komentit të takimit në studio, vajzat e akuzuan Mevlanin se po përdor të njëjtën strategji me të gjitha vajzat dhe u shprehën se ishin të bindura se nëse do të vinte një vajzë e re, do t’i ‘hidhej’ njësoj edhe asaj.

Bora e pyeti vajzën e re të “Për’puthen”, Jasminën, se ç’mendonte për takimin e tyre ndërsa ajo u shpreh se nuk pëlqeu asnjërën palë.

Jasmina tha se Mevlani i dukej si pula pa kokë, ndërsa Antonela si vajza që dëshironte të tregonte kudo dominancën e saj.

Pikërisht fjalët për të e revoltuan Mevlanin, i cili iu kthye konkurrentes me tone të ashpra duke i thënë

“Ti vetë ke ardhur për të treguar dominanten. Sa hape gojën të njoha direkt, se femra si puna jote kam parë me miliona.”

Pas debatit që plasi në studio, ndjekësit e kanë “kryqëzuar” Jasminën për ofendimin që i bëri Mevlanit. Kështu, asaj i është dashur të sqarojë fjalën që tha.

“Mevlanin mos e ofendo më”- i shkruan një ndjekës.

“Ta sqaroj sepse e kam vënë re që nuk e keni kuptuar; Pulë pa kokë është përdorur në kontekstin e një njeriu të pavendosur që ikën sa ktej sa andej dhe nuk e ndan mendjen. Kaq. U mbyll ky diskutim.”- shkruan ajo.