A E SHIKON VETEN SI BANORE NË BB VIP? Zhaklin Lekatari flet edhe për Arbër Hajdarin: Ndihem më e fuqizuar kur jam me të – AlpeGossip
A E SHIKON VETEN SI BANORE NË BB VIP? Zhaklin Lekatari flet edhe për Arbër Hajdarin: Ndihem më e fuqizuar kur jam me të

A E SHIKON VETEN SI BANORE NË BB VIP? Zhaklin Lekatari flet edhe për Arbër Hajdarin: Ndihem më e fuqizuar kur jam me të

Opinionistja e “Big Brother VIP 2 “, Zhaklin Lekatari, ishte mëngjesin e sotëm e ftuar në emisionin “Wake Up”, ku foli rreth eksperiencës së saj më të re.

Në një moment gjatë intervistës, ajo u pyet nëse “do ta shihte veten ajo si një banore brenda shtëpisë?”.

“I kam thënë jo. Ajo është një sfidë shumë e madhe që do një angazhim të plotë, emocional, fizik. Për shkak të angazhimeve të mia, nuk mundesha momentalisht”, tha Lekatari.

Si shkon Zhaklina me Arbër Hajdarin, opinonistin tjetër të “Big Brother VIP”?

“Me Arbrin shkoj shumë mirë, më priti shumë mirë. Ne njiheshim edhe më parë sepse jemi takuar dhe jashtë në vende të tjera, por nuk ishim kaq të afërt. Më pëlqen që jemi ndryshe nga njëri-tjetri. Ndihem më e fuqizuar kur jam me të, sepse plotësojmë njëri-tjetrin”, tha gazetarja e njohur.