“KE TRADHËTUAR…”/ Tha se është me origjinë nga Greqia, Anxhela Peristeri rrëfen reagimin e shqiptarëve – AlpeGossip
“KE TRADHËTUAR…”/ Tha se është me origjinë nga Greqia, Anxhela Peristeri rrëfen reagimin e shqiptarëve

“KE TRADHËTUAR…”/ Tha se është me origjinë nga Greqia, Anxhela Peristeri rrëfen reagimin e shqiptarëve

Anxhela Peristeri ka folur sërish përsa i përket akuzave që ia janë drejtuar asaj në lidhje me origjinën. E ftuar në emisionin “Tempora” në Rtv Ora, këngëtarja është shprehur se nuk e priste interesin e madh që pati nga populli grek.

Nga ana tjetër, ajo shtoi se ka pasur dhe luftë nga shqiptarët, të cilët sipas saj i thonin me komente se ka tradhëtuar Shqipërinë.

‘Ishte një interes shumë i madh, nuk e prisja. Ngaqë unë jam greqisht folëse, nga mbiemri im kanë menduar se mund të jem greke. Unë kam një prejardhje shumë të largët nga gjyshi po unë kam lindur këtu dhe rritur këtu. Sa herë që një person shkëlqen, thonë është ashtu është kështu. Më kanë pyetur në intervista se përse mbiemri jot është grek. Peristeri në greqisht do të thotë pëllumb. Unë pata shumë luftë dhe nga shqiptarët për këtë gjë, që thoshin ke tradhëtuar atdheun.’- tha Anxhela

Kujtojmë se në intervistën që u përfol aq shumë, Peristeri ka treguar se si lindi kënga “Karma” dhe ka zbuluar se rrënjët e saj janë nga Greqia, ndaj ka këtë mbiemër. Megjithatë ajo ka theksuar se Shqipëria do të jetë gjithmonë atdheu i saj, duke qenë se këtu është rritur dhe është bërë e famshme.

“Pershëndetje, jam Anxhela Peristeri dhe përfaqësoj Shqipërinë në Eurovision sivjet me këngën ‘Karma’. Çfarëdo jep, merr prandaj dhe ne duhet t’ju bëjmë mirë të tjerëve që të marrim mirësi. Unë dhe kompozitori im Klejdi Bahiti kishim menduar çdo vit që të merrnim pjesë por gjithmone ishim shumë të zënë. Sivjet me shkakun e pandemisë kishim kohë dhe zgjodhëm një kenge midis 2 -3 që shkruajtëm dhe shkuam në konkurs. Stërgjyshi im ishte grek prandaj dhe mbiemri im është grek Peristeri. Kam bashkëpunuar me Paolën, Andoni Remon që e dua shumë. Fillova në fillim me Valantin pastaj me Elena Papadopoulou. Shqipëria për mua është atdheu im, këtu u linda , këtu u rrita, këtu u bëra e njohur, me mbeshtetën njerëzit dhe akoma më mbështesin. Greqia për mua është një vend që e adhuroj, shumë i bukur. Aty kam miqte më të shumtë sepse jetova aty vitet më të mira’’, tha Peristeri.