U PËRFOL SE ËSHTË GAY/ Reagon aktori Michele Morrone: Një aktor është një gënjeshtar i mirë… – AlpeGossip
U PËRFOL SE ËSHTË GAY/ Reagon aktori Michele Morrone: Një aktor është një gënjeshtar i mirë…

U PËRFOL SE ËSHTË GAY/ Reagon aktori Michele Morrone: Një aktor është një gënjeshtar i mirë…

Dilema mori fund, aktori italian, Michelle Morrone nuk është gay. Këtë lajm e konfirmoi vetë ai nëpërmjet një videoje të publikuar në InstaStory ku sqaroi të gjithë publikun në lidhje me foton që dje bëri lëmsh të gjithë rrjetin.

“Djema ishte thjesht një foto, asgjë më tepër”, u shpreh aktori.

Ndër të tjera ai ka thënë që po është gënjeshtar, por kjo vjen si pasojë e vetë profesionit të tij.

“Një aktor është një gënjeshtar i mirë sepse ai aktron diçka që nuk është”, është shprehur Michelle.

VIDEO

Kujtojmë se ditën e djeshme ai publikoi një foto e cila i bëri që të gjithë të dyshojnë për orinetimin e tij seksual.

“Unë jam gënjeshtar”, shkroi ai përkrah një fotografie selfie ku shfaqej pa bluzë përkrah kolegut të tij të “365 ditë”, Simone Susinna.

Të njëjtën foto më pas publikoi edhe Sussina në profilin e tij me të njëjtën shprehje dhe këtu lindën dyshimet e para të fansave. Shumë nisën të dyshonin se dy djemtë e njohur mund të jenë homoseksualë dhe kanë marrë vendimin të dalin hapur me rastin e “muajit të krenarisë”, dedikuar personave gay, lesbikeve, biseksualëve dhe transgender.

Ndërkohë, Michele Morrone dhe kolegia e tij Anna-Maria Sieklucka janë rikthyer sërish për të xhiruar pjesën e dytë të filmit erotik.