Moderatori i njohur Arian Çani ka bërë një deklaratë të fortë këtë të premte duke thënë se artistët nuk i pjer** njeri dhe se mbrojtja që ata po i bëjnë Teatrit Kombëtar është e kotë.
Deklarata është e habitshme, pasi Çani është njëri ndër të paktët gazetarë që viziton rregullisht jetën kulturore në Tiranë. Pavarësisht sjelljes së tij, mesazhi ka qenë drejtuar për artistët hapjen e programit të kësaj të premte.
“Pushteti dhe shoqëria janë gjithmonë në luftë me njëri-tjetrin. Them shoqëria dhe jo “populli” sepse “populli” është një nocion abstrakt, ndaj them shoqëria.
Ata janë në vazhdimësi përballë njëri-tjetrit pasi “pushteti” kërkon gjithmonë të marrë për vete. Jeta është xhungël.
Qesh shpesh me njerëzit që kërkojnë të mos prishet Teatri Kombëtar pasi ata me arsye kërkojnë të tregojnë pse nuk duhet të prishet ajo godinë.
Por pushteti nuk pje**** për ata. Kjo sepse pushteti nuk dëgjon nga ajo anë. Edhe unë po të isha nuk do të dëgjoja nga jo anë, por do të dërgoja ruspat për ta prishur”, tha Çani.
Këtë të premte dhjetëra artistë janë mbledhur pranë godinës së Teatrit Kombëtar për të kundërshtuar vendimin e qeverisë për prishjen e ndërtesës. një ditë më parë pati një seancë dëgjimore mes artistëve dhe kryetarit të Bashkisë Veliaj, por pas mëse dy orësh diskutime nuk u arrit asnjë dakortësi në lidhje me fatin e Teatrit Kombëtar.
Artistët janë kundër, por kryeministri Edi Rama e ka bërë të qartë që godina do të rrëzohet, për t’i lënë vendin një Teatri të ri Kombëtar, ndërsa prapa tij do të ndërtohen rrethn 3 kulla sipas “stilit” PPP.