Bëje vet! Fundin që bëri namin e realizoni me 4 hapa në shtëpinë tuaj (FOTO) – AlpeGossip
Bëje vet! Fundin që bëri namin e realizoni me 4 hapa në shtëpinë tuaj (FOTO)

Bëje vet! Fundin që bëri namin e realizoni me 4 hapa në shtëpinë tuaj (FOTO)

Që kur marka Vetements i nxorri në pasarelë, të gjithë u rikthyen tek dashuria e vjetër – minifundi xhins. Fillimisht, u eksperimentua me stampat shumëngjyrëshe, një trend ideal për pranverë. Por, me pak stil dhe disa detaje të tjera (shall, çizme, kapele që bien në sy eti) mund ta vishni edhe në dimër.

Mirëpo, e keni menduar ndonjëherë që një të tillë mund ta krijoni brenda pak minutash. Çfarë ju duhet? Pantallona xhins dhe gërshërë! Ndiqni hapat e mëposhtëm dhe krijoni minifundin tuaj për t’u dukur si një yll i street style.

 

1- Pritini pantallonat duke patur si model një minifund tjetër.

2- Vazhdoni procedurën si në foto.

3- Duke përdorur pjesën e mbetur të pantallonave, mbushni hapësirat boshe dhe fiksojini me gjilpërë ose ngjitës të përshtatshëm për materiale xhins.

 

4- Mund të finalizoni procesin me një makinë qepëse, por siç e theksuam më sipër, mund të përdorni edhe ngjitës (e gjeni në dyqanet ku shiten produkte rrobaqepësie).

Dhe rezultati është fantastik…