Sa dëshirojnë femrat dhe meshkujt të zgjat seksi dhe sa zgjat ai në të vërtetë – AlpeGossip
Sa dëshirojnë femrat dhe meshkujt të zgjat seksi dhe sa zgjat ai në të vërtetë

Sa dëshirojnë femrat dhe meshkujt të zgjat seksi dhe sa zgjat ai në të vërtetë

Kur flasim për seksin, pritjet dhe realiteti mund të jenë dy përfundime të kundërta të spektrit.

Faqja online për njohje “SaucuDates.com” në Britani të Madhe, ka bërë një hulumtim duke anketuar 3.836 meshkuj dhe femra. I ka pyetur sa do të dëshironin të zgjaste seksi (jo paraloja, vetëm “ngjarja kryesore”).

Femrat mesatarisht kanë thënë që kohëzgjatja ideale është 25 minuta e 51 sekonda.

Meshkujt mesatarisht janë përgjigjur 25 minuta e 43 sekonda.

Mirëpo kjo dëshirë seksuale si e femrave dhe e meshkujve nuk i përgjigjet realitetit, asaj se çfarë ndodh realisht në dhomën e gjumit.

Studimi ka dalë në përfundim se realisht seksi zgjat rreth 16 minuta.

Rezultatet janë ndarë edhe sipas shteteve: Në SHBA meshkujt dhe femrat kanë ‘qëndruar në lojë’ 17 minuta e 5 sekonda.

Kanadezët janë të dytët me 17 minuta, më pas pasojnë britanikët te të cilët seksi mesatarisht ka zgjatur 16 minuta e 58 sekonda.

Sipas hulumtimit të bërë, meshkujt në moshën tridhjetëvjeçare janë më të qëndrueshëm dhe kanë ‘rezultate” më të mira sesa meshkujt më të vjetër, por edhe se ata më të rinj.