“JO VETËM BORA DHE KLAUDIA”/ Kush tjetër do të prezantojë me Arditin në “Këngën Magjike” – AlpeGossip
“JO VETËM BORA DHE KLAUDIA”/ Kush tjetër do të prezantojë me Arditin në “Këngën Magjike”

“JO VETËM BORA DHE KLAUDIA”/ Kush tjetër do të prezantojë me Arditin në “Këngën Magjike”

Për pak ditë do të mbahet edicioni i 20-të i “Këngës Magjike” i moderuar nga Ardit Gjebrea, i cili ka deklaruar se këtë vit, krah tij në prezantim do të jenë dhe moderatorja Bora Zemani dhe balerina Klaudia Pepa.

Mirëpo, sipas ‘Blitz’, Bora dhe Klaudia nuk do të jenë të vetmet prezantuese që do të shoqërojnë publikun në skenë. Gjatë transmetimit të netëve finale, Arditin do ta shoqërojnë edhe emra të tjerë të njohur të showbizit, mirëpo ende nuk dihet se cilët janë ato.

Duke qenë 20-vjetori i këtij kompeticioni, Gjebrea ka deklaruar se do të sjellë një skenë marramendëse të cilën askush nuk e ka imagjinuar më parë, pamje nga përgatitjet e së cilës ka publikuar së fundmi në Instastoryn e tij.