E “KRYQËZUAN” PËR PAMJEN E RE/ Albëria habit ndjekësit me ndryshimin drastik – AlpeGossip
E “KRYQËZUAN” PËR PAMJEN E RE/ Albëria habit ndjekësit me ndryshimin drastik

E “KRYQËZUAN” PËR PAMJEN E RE/ Albëria habit ndjekësit me ndryshimin drastik

Albërie Hadërgjonaj është padyshim një prej këngëtareve më të dashura për publikun shqiptar dhe ndër më të komentuarat në showbiz. Së fundmi, ajo tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me look-un e ri shumë të veçantë, të cilin e publikoi në Instastory.

Teksa po përgatitej për xhirimet e klipit të ri, Albëria shfaqej e veshur me një fustan me temina blu, flokë të gjata të zeza dhe lente blu në sy. Mirëpo, fansat e kanë kryqëzuar këngëtaren në komente, duke i thënë se e ka tepruar me look-un e ri.

Albëria ka reaguar pas fjalëve të fansave duke bllokuar komentet në foto, ndërsa ditën e sotme ka marrë vendimin e papritur që të ndryshojë sërish pamjen e saj. Në foton e publikuar në Instastory, Albëria shfaqet me baluke mbi ballë dhe flokët me gjatësi më të shkurtër.