Rihanna mori pjesë në premierën e Ocean’s 8 në New York mbrëmjen e së martës. Këngëtarja zgjodhi për mbrëmjen e madhe një fustan metalik ngjyrë vjollcë nga koleksioni i Givenchy-it 2018.
Rihanna e shoqëroi veshjen me vathë argjendi me një lule gjigande, unaza dhe një orë diamanti. Por ajo nuk është e para që e vesh këtë fustan.Kendall Jenner pozoi për kopertinën e ELLE me të njëjtin fustan.
Dy yje, me look ndryshe dhe veshje të mrekullueshme, por kujt i shkon më shumë?