E quan ‘sy bukura’: S’do ta besoni kë përkëdhel kështu Noizy (FOTO) – AlpeGossip
E quan ‘sy bukura’: S’do ta besoni kë përkëdhel kështu Noizy (FOTO)

E quan ‘sy bukura’: S’do ta besoni kë përkëdhel kështu Noizy (FOTO)

Në videot e tij muzikore, reperin Noizy jemi mësuar ta shohim në rolin e djalit serioz e hijerëndë.

Por siç ka treguar vetë ai në rrjetet sociale, ka dhe një anë tjetër të butë të cilën nuk ngurron ta tregojë.

Por nëse të tillë e kemi parë në praninë e së bijës apo mbesës, një tjetër bukuroshe duket se ka zbutur zemrën e reperit, i cili i bën asaj lajka e komplimenta.

Bëhet fjalë për makinën më të re në koleksionin e tij, Ferrarin e quajtur December.

“Sy bukura!”-ka shkruar Noizy në përshkrimin e fotos së postuar në Instagram, ku shihet duke dalë nga kokëkuqja e tij super luksoze.