Kush fshihet pas “Nanush-it” të Fifit? Këngëtarja na zbulon detaje nga jeta private – AlpeGossip
Kush fshihet pas “Nanush-it” të Fifit? Këngëtarja na zbulon detaje nga jeta private

Kush fshihet pas “Nanush-it” të Fifit? Këngëtarja na zbulon detaje nga jeta private

Këngëtarja Fifi ka arritur të kthehet në një personazh shumë të dashur për publikun shqiptar. Ajo erdhi nga Kosova për të nisur karrierën e saj në Shqipëri, dhe mesa duket po ja del më së miri. E ftuar në “Top Show”, ajo është pyetur rreth projektit të saj “Nanush 1” dhe “Nanush 2”. E ngacmuar nga gazetari ajo shpjegoi se dy “Nanushat” ndjekin njëri-tjetrin ndërsa nuk e mohon se pas këtij emri përkëdhelës fshihet një person i veçantë për të.

Edhe pse ajo nuk pranoi të tregonte më shumë rreth Nanushit të saj, ne e kuptuam se në fillim ky i ka bërë “si i vështirë”, dhe më vonë Fifi e ka pranuar që vdes për të. Ajo gjithashtu tha se ishte xheloze dhe donte që ta mbante për vete këtë person të veçantë. Ajo madje e shprehu publikisht se kurrë nuk do flasë për të.