Martohet aktori i njohur turk/ Fansat nuk po përmbajnë dot lotët (FOTO) – AlpeGossip
Martohet aktori i njohur turk/ Fansat nuk po përmbajnë dot lotët (FOTO)

Martohet aktori i njohur turk/ Fansat nuk po përmbajnë dot lotët (FOTO)

Mert Firas, i njohur gjërësisht nga shqiptarët në rolin e “Mete” në serialin “Stina e Qershive”, i ka dhënë fund beqarisë. Aktori lidhi kurorë me İdil Fırat, vajzën e një biznesmeni turk, në një ceremoni të thjeshtë me miqtë e ngushtë dhe familjarët.

Nusja kishte zgjedhur të ishte tejet klasike me një fustan të bardhë në formë sirene, plot dantellë dhe i qëndisur në pjesën e sipërme. Ndërsa aktori turk, kishte preferuar një kostum të markës Hugo Boss.

Festa u organizua në Çezme dhe çifti respektoi të gjithë gazetarët që qëndronin pas dyerve. Ata u shprehën për gazetarët turk se ishin shumë të lumtur dhe shpresonin që gjithçka të shkojë, ashtu siç e kanë menduar.