Zbulohet dhurata për ditëlindjen e Dr. Florit: Ja videot që do t’ju përlotin (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
Zbulohet dhurata për ditëlindjen e Dr. Florit: Ja videot që do t’ju përlotin (FOTO+VIDEO)

Zbulohet dhurata për ditëlindjen e Dr. Florit: Ja videot që do t’ju përlotin (FOTO+VIDEO)

Ditën e djeshme, artisti i ndjerë Dr. Flori do të festonte ditëlindjen e tij të 39-të. Por miqtë dhe familjarët e tij, për të katërtin vit radhazi, e kanë festuar ditën e tij të lindjes pa të, pas ndarjes tragjike nga jeta në nëntor të 2014-ës.

Por ndonëse në mungesë të Florit, nuk kanë munguar dhuratat për të. Një të tillë e ka zbuluar miku i tij Landi Hysi, i cili nëpërmjet një postimi në Insta Story, ka lajmëruar se dhurata për ditëlindjen e artistit dhe mikut të tij të ndjerë, janë disa video të tyre të hershme të ngarkuara në kanalin në You Tube të grupit West Side Family. “Urojmë të të pëlqejë dhurata Flor!”-ka shkruar Landi në postim.

Videot janë shkëputur nga një koncert i tyre në Tiranë disa vite më parë dhe datojnë nga periudha kur grupi ka përjetuar kulmin e suksesit në muzikë, pasi siç shihet edhe në imazhe, salla e koncertit është e mbushur nga publiku, e po ashtu edhe ambientet e jashtme të Pallatit të Kongreseve, ku ishte vënë një monitor që transmetonte performancat e grupit.