TREGOHUNI TË KUJDESSHME! Ja shenjat që paralajmërojnë kancerin e gjirit - AlpeGossip
TREGOHUNI TË KUJDESSHME! Ja shenjat që paralajmërojnë kancerin e gjirit

TREGOHUNI TË KUJDESSHME! Ja shenjat që paralajmërojnë kancerin e gjirit

Kanceri i gjirit eshte nje nga llojet mete shpeshta te kancereve tek grate, sidomos tek ato mbi 35 vjec. Çdo vit rreth 185.000 gra ne Evrope preken nga kanceri i gjirit prandaj eshtë e rëndësishme për ju që të dini çdo simptomë të tij.

Ja cilat sinjalesh duhet të dini.

Gjëndra në gji– Shfaqja papritur e gjëndrave në gji ose në sqetull, është një sinjal i frikshëm, ndaj bëni mirë që ti drejtoheni mjekut specialist për të parë nëse bëhet fjalë për tumor apo për gjëndra beninje.

Gjakrrjedhje e pazakontë– Shenjat e lehta të gjakut në një apo të dy thithkat e gjoksit është një sinjal alarmues.

Ndryshimi i lëkurës së gjoksit– Kur tumori nis të përparojë, lëkura që mbulon gjirin nis të ndryshojë, duke u bërë më e kuqe dhe duke marrë një pamje si me celulit.

Futja e thithkave brenda-Në rast se thithkat e gjoksit futen brenda, është një sinjal i qartë tumori.

Dhimbje dhe ndjeshmëri- Gjatë fazës fillestare të tumorit të gjirit, shumë rrallë ndodh që të manifestohet dhimbje kur preket gjiri. Megjithatë në rast dhimbje dhe ndjeshmërie mbi normalen, jo vetëm në ditët para ciklit, lind nevoja për kontroll.

Sekrecione të pazakonta– Sekrecione të bardha të pazakonta në thithkat e gjinjve mund të shkaktohen prej ndonjë infeksioni, por edhe prej tumorit të gjirit dhe shpesh shoqërohen edhe me aromë.

Ndryshimi i përmasave të gjirit– Rritja anormale e qelizave tumorale, mund të shkaktojë ndryshime të përmasave të gjirit.

Humbje e papritur peshe- Femrat të cilat dobësohen në mënyrë të papritur dhe të pashpjegueshme, duhet të alarmohen. Prania e qelizave malinje dëmton aktivitetin metabolik të trupit, duke shkaktuar dobësi, shkruan noa.al.

Lodhje dhe debulesë– Këto ndjesi janë normale për gjithë ata që punojnë me kohë të plotë, apo kanë aktivitet fizik me intensitet të lartë. Por kjo gjë nuk është normale, sidomos nëse ndiqet një stil jete i shëndetshëm, ndaj kontrolli tek mjeku nuk është asnjëherë i tepërt