JA Ç’BËJNË PËR KËNGËTAREN SHQIPTARE/ Izraelitët ende të fiksuar pas Jonidës – AlpeGossip
JA Ç’BËJNË PËR KËNGËTAREN SHQIPTARE/ Izraelitët ende të fiksuar pas Jonidës

JA Ç’BËJNË PËR KËNGËTAREN SHQIPTARE/ Izraelitët ende të fiksuar pas Jonidës

Këtë vit në Euovizion vendin tonë e përfaqësoi këngëtarja Jonida Maliqi me këngën “Ktheju Tokës”. Kënga u prit mjaft mirë dhe arriti të kalonte në finalen që u mbajt në Izrael. “Ktheju Tokës” ndonëse ishte në gjuhën shqipe arriti të fitonte zemrat e të huajve që bënin vazhdimisht foto e video me të.

Së fundmi, nëpërmjet një fotoje Jonida ka zbuluar se Ambasada e Izraelit e ka nderuar me një darkë private. Në foton e publikuar në profilin e saj, Jonida shihet përkrahë Ambasadorit të Izraelit teksa të dy janë shumë të qeshur.

“E nderuar nga Ambasadori i Izraelit në një darkë private”, ka shkruar Jonida pranë fotos që është komentuar gjatë.