“MË KANË TRAJTUAR SI KUKULL POR UNË NUK DORËZOHEM”/ Alketa Vejsiut zbulon çelësin e suksesit – AlpeGossip
“MË KANË TRAJTUAR SI KUKULL POR UNË NUK DORËZOHEM”/  Alketa Vejsiut zbulon çelësin e suksesit

“MË KANË TRAJTUAR SI KUKULL POR UNË NUK DORËZOHEM”/ Alketa Vejsiut zbulon çelësin e suksesit

Moderatorja shqiptare Alketa Vejsiu ka dhënë një leksion mjaft me vlerë për të ecur para në jetë pavarësisht pengesave dhe vështirësive.

Në një koment drejtuar ndjekësve të saj që e pyetën sesi ia ka dalë të jetë kaq e suksesshme, Alketa tregon se ka pasur mjaft persona që i kanë mbyllur derën dhe shumë të tjerë që i kanë thënë “jo”.

Por ajo ia ka dalë falë punës, ruajtjes së vlerave dhe mbështetjes së familjes. Moderatorja thotë se nuk është dorëzuar kurrë para gjërave që do dhe s’ka xhelozuar askënd:

“Sa dyer janë përplasur, sa jo më kanë thënë, sa bërryla më kanë spostuar, sa shumë njerëz janë përpjekur të më trajtojnë herë si kukull e herë si papagall…Nuk dorëzohem kurrë unë për gjërat që dua.

Pastaj, kam ndjekur dritën që kisha brenda, ma ka falur Zoti që më ka udhëhequr. Kam zgjedhur të besoj në këto gjëra që sot në gjuhën dixhitale moderne mund të tingëllojnë patetike, por unë them që kanë qenë një filozofi e mirë ku kam mbështetur jetën”, shkuan moderatorja.

Më tej Alketa jep 4 leksione me vlerë që i kanë shërbyer asaj të jetë aty ku është sot:

1.Kam qenë vajzë shumë e mirë dhe vazhdoj të jem. S’kam xhelozuar kurrë pse dikush ka pasur më shumë se unë, s’kam bërë kurrë keq, një intrigë dhe asnjëherë me qellim s’kam lënduar njerëz.

2.Puna! Kam punuar shumë. Njerëzit edhe mund të thonë që isha me fat, kisha këtë apo atë. Besoj që çdo njeri pavarësisht lehtësirave, fatit dhe njerëzve që takon në jetë, është produkt i punës dhe vizionit të tij.

3.Sistemi i vlerave. S’kam bërë kurrë kompromise që shembin vlerat. Kështu mendoj.

4.Ti je shumë e vogël, por për këdo që lexon këto rreshta; familja do të jetë për mua ekuilibri dhe prioriteti më i madh. Familja që më lindi dhe ajo që kam krijuar.