Të gjithë e mbajnë mend vajzën simpatike, Ilda Gega, që u bë e njohur për pjesëmarrjen e saj në reality shown Big Brother. Ilda tërhoqi shumë vëmendjen me pamjen dhe lojën e saj, mirëpo ndryshe nga banorët e tjerë vendosi që të qëndronte larg vëmendjes së mediave.
Mbrëmjen e djeshme, ka qenë një ditë shumë e veçantë për Ildën pasi ajo i ka dhënë fund beqarisë dhe është martuar në një ceremoni në Pallatin e Brigadave me partnerin saj me origjinë nga Libani.
Në rrjetet sociale janë shpërndarë shumë foto dhe video të shkëputura nga dasma madhështore, ku vëmendjen më të madhe e ka pasur Ilda e cila dukej si një princeshë me fustanin e bardhë.